“Lumturia e të tjerëve” nga Olimbi Velaj përkthehet në disa gjuhë
2023-04-25 15:42:35

Olimbi Velaj  në studio televizive (  foto personale)

Olimbi Velaj  në studio televizive (  foto personale)

Olimbi Velaj është poete dhe gazetare. Ajo ka kryer studimet në Tiranë dhe Sofje.  Poemat e saj janë botuar në revista letrare dhe antologji në mbi 15 gjuhë të huaja. Ajo është vlerësuar me çmime në Kosovë, Rumani, Liban etj.

Ajo është fituese e çmimit Elena Gjika për monografinë “Balada, nga moraliteti në letërsi”.

Vëllimi poetik “Lumturia e të tjerëve”, ndër krijimet e fundit të Velajt, i botuar në shqip, anglisht dhe italisht dhe është përzgjedhur nga juria profesionale e Qendrës Kombëtare të Librit të Leximit si fitues i fondit të përkthimit të veprave letrare shqiptare në gjuhë të huaja.

Dy ditë më parë, Ambasada e Shqipërisë në Athinë, në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve në Greqi zhvilloi në ambientet e saj aktivitetin kulturor mbi promovimin e librit "Lumturia e të tjerëve" të autores Olimbi Velaj.

Natyra e jashtëzakonshme e poezisë së Olimbi Velajt qëndron në ndërthurjen mjeshtërore të fjalëve të dhimbjes me ato të ndjenjave më të sinqerta, me të cilat secili prej nesh është i mbushur shpirtërisht.  Tematika e poezisë së autores prek "lumturinë", ku, ndërmjet vargjeve të saj paraqet historinë e disfatës, nën këndvështrimin e secilit prej lexuesve.

Në një intervistë për Radio Ejani poetja Olimbi Velaj flet për veprën e saj të fundit poetike, e përkthyer edhe në gjuhën italiane.

Olimbi  Velaj  në promovimin e librit të saj  ( foto personale)

Olimbi  Velaj  në promovimin e librit të saj  ( foto personale)

CMG: Olimbi, ju keni një jetë në këtë profesion dhe dukshëm keni arritur suksese. Si do të preferonit t’iu drejtoheshim?

Olimbi Velaj: Me pëlqen të evidentohem si poete, kjo mendoj që më përket pasi edhe takimin e parë me studentët e kam pasur si poete ndaj dhe kjo më ka krijuara afrimitet me ta. Më pas unë u futa në botën e gazetarisë gjë që për mua ka qenë po aq e rëndësishme sa gjithë hapat e tjerë në jetën time.

CMG: Si ka ndodhur ky transformim i juaji, në hapa të ndryshëm në profesion?

Olimbi Velaj: Kjo është rrjedha e jetës, e cila të merr përpara dhe nëse flasim tani për tani, asnjë nga ne nuk e kupton se çfarë është duke ndodhur.

Me kalimin e kohës ai segmenti i madh i kohës fut brenda shumë përjetime, shumë lexime apo ndjesi të tjera. Nuk arrin ta kuptosh në moment, por papritur fillon kupton që në një distancë kohore sikundër kam unë, gati 30 vite që shkruaj, arrij të evidentoj transformimin tim në aspektin pozitiv pasi mua më pëlqejnë, gjithnjë më kanë pëlqyer ndryshimet.

CMG: Libri juaj i fundit,” Lumturia e të tjerëve” ka ardhur si një krijim i këtij vite apo shkrime të mbledhura në kohë ?

Olimbi Velaj:  Po në fakt miqtë e mi, apo njerëzit që e duan penën time e dinë shumë mirë se sa kam shkruar unë . Ka pasur momente që e kam dërguar një libër nga fillimi deri në fund ka pasur momente që ka ndodhur edhe bllokimi i shkrimtarit me poezi të lëna në gjysmë. E ndieja detyrim që t’i mblidhja më pas të gjitha në një vend dhe t’i botoja në një libër. Kam vënë re që ka një lëvizje nga një epokë në tjetrën dhe ky libër doli si rezultat i kësaj për atë që janë të interesuar si lexues ti kenë tashmë jo si shpërndarje por si përmbledhje.

Olimbi Velaj ( foto personale)

Olimbi Velaj ( foto personale)

CMG:"Lumturia e të tjerëve", pse keni zgjedhur këtë titull?

Olimbi Velaj: Titulli është i drejtpërdrejtë, por edhe mund të marrë interpretim. Mund ta shohësh sikur të tjerët janë të lumtur dhe ti jo. Por, ndalemi tek fjala "lumturi". Lumturia është një iluzion, të tjerët bëjnë sikur janë të lumtur në praninë e të tjerëve, por në thelb nuk janë, kjo është një fasadë ku të tjerët besojnë gjendjen e tjetrit.

CMG: A ka shkrimtarë të lumtur?

Olimbi Velaj: Jo, nuk ka shkrimtarë të lumtur. Në përgjithësi të gjithë nuk janë të lumtur. Shkrimi është një farë sublimimi në fakt për gjërat që mua më kanë ndodhur, poeti është subjekt emocional dhe normalisht me ka vlejtur vetja si laborator emocional, çfarë më ka ndodhur e kam rrëfyer por normalisht me nota poetike dhe tërheqëse.

CMG: Në letërsi mund të gënjesh?

Olimbia Velaj:  Njerëzit të cilët shkruajnë duhet të jenë shumë kurajozë dhe të zbulojnë nga çdo gjë që shohin rreth e rrotull.

Në përgjithësi unë i shoh gjërat me lupë pasi dua të zbuloj dhe të shkruaj për të .

Libri Lumturia e te tjerëve (  foto personale)

Libri Lumturia e te tjerëve (  foto personale)

CMG: A kemi ne kritike të mire  dhe a e pranoni ju kritikën letrare?

Olimbi Velaj: Po unë e pranoj kritikën, por ne duke qenë vend i vogël nuk jemi duke bërë kritike të mirë.  Ne po ngatërrojmë në këto komente vlerën me reklamën dhe jemi në sipërfaqe të gjërave.  Ndaj duhet një motivim për të vlerësuar shkrimtarin qoftë të ri apo qoftë që ka vite në këtë treg.

CMG: Ju sapo e keni përkthyer në gjuhën italiane, vëllimin ‘Lumturia e të tjerëve’, si ndiheni për vlerësimin ndërkombëtar?

Olimbi Velaj: Nuk është hera e parë që unë përkthehem në gjuhë të huaj, por kërë hërë jam ndierë shumë e lumtur. Gjuha shqipe është shumë e pasur dhe duhet të përkthehet edhe më tepër. Këtu dua të falenderoj ‘Qendrën kombëtare të librit dhe të leximit’, e cila po i ofron këto mundësi për lexuesit.

Megjithe unë ndihem edhe më e lumtur në gjuhën time!

Intervistoi: Megi Latifi