Opera muzikore "Miqësohet me botën"/ foto nga CFP
Në kuadrin e Panairit të 133-të të Import-Eksportit të Kinës (Panairi Kantonez), u shfaq në qytetin Guangzhou opera muzikore "Miqësohet me botën", e cila pasqyron historinë 66-vjeçare të këtij evenimenti.
Regjisori dhe dramaturgu i kësaj opere Yan Bing tha gjatë një interviste se Panairi Kantonez shërben jo vetëm si një platformë tregtimi, por edhe si nyje e shkëmbimeve mes Kinës dhe botës, ndërsa opera muzikore mishëron pikërisht temën e "shkëmbimeve miqësore me botën" përmes dhembshurisë, miqësisë dhe dashurisë.
"Qysh nga krijimi i tij në vitin 1957 deri më sot, Panairi Kantonez ka kaluar 66 vite. Tregimet në këtë operë i hartuam në bazë të dokumenteve dhe intervistave të shumta," - thotë Yani, duke shtuar se pavarësisht sa gjatë qendron në Panairin Kandonez, do të biesh patjetër në dashuri me të.
Protagonistët e operës muzikore/ foto nga CFP
Në operë shpalosen tregimet e prekshme të dy brezave. I riu kinez Qiao Cheng dhe e reja franceze Isabela janë protagonistë të kësaj vepre muzikore. Ata u takuan për herë të parë në Panairin Kantonez të vitit 1957 dhe ranë në dashuri. Një shall me pëlhurën e mëndafshtë kantoneze "Xiangyunsha" është dëshmitari i kësaj dashurie. Por më vonë ata i humbën lidhjet aksidentalisht, ndonëse të dy e kanë mbajtur premtimin fillestar të dhënë në Guanzhou për të mos u martuar. Në vitin 2023, të pleqëruar ato u bashkuan sërish në Panairin Kantonez me ndihmën e nipit dhe të mbesës së tyre të adopuar. Regjisori Yan Bing rrëfen se tregimi i dy protagonistëve mishëron shpirtin e besës të kinezëve. "Ky është premtimi i kinezëve për miqësinë dhe njëkohësisht edhe premtimi i Panairit Kantonez për tregtarët e mbarë botës".
Qin Zhirong, biznesmeni hongkongas, është një personazh tjetër në operën muzikore “Miqësohet me botën”. Për mbi 6 dekada ai nuk ka munguar asnjëherë në Panairin Kantonez. “Suksesi i panairit nuk ndahet nga përkrahja e tregtarëve të panumërt patriotë hongkongas.” - thotë regjisori Yan.
Yan Bing bën të ditur se para shkrimit të skenarit, grupi i tij intervistoi shumë prej punonjësve veteranë të Panairit Kantonez, të cilët janë bërë origjina e shumë roleve në operë. "Gjëja që na preku më shumë është se shumë nga punonjësit e hershëm të Panairit Kantonez erdhën në Guangzhou nga krahina të ndryshme të Kinës në ndihmë të krijimit të këtij panairi. Shumë prej tyre kanë punuar këtu tërë jetën, duke shërbyer si vullnetarë për panairin. Ata krenohen me punën e tyre për Panairin Kantonez, të cilit i janë kushtuar me dashuri".
Opera muzikore "Miqësohet me botën"/ foto nga CFP
Fatet e personazheve në këtë operë janë lidhur ngushtë me zhvillimin dhe ndryshimin e Panairit Kantonez dhe gjurmët e jetës së personazheve janë dhe pasqyra e ndryshimeve dhe zhvillimit të provincës Guangdong, me qytetin Guangzhou si kryeqendër.
Regjisori Yan thotë se gjatë 66 viteve, Panairi Kantonez i ka paraqitur gjithmonë botës trendin e fundit kinez, më të modës dhe më me gjallëri, ndërsa opera muzikore është gjithashtu një formë artistike e modës së fundit dhe kësaj gjallërie.
Tregimet në operën muzikore ndodhin në qytetin Guangzhou, prandaj vepra integrohet me shumë elemente të kulturës kantoneze. P.sh., pëlhura e mëndafshtë "Xiangyunsha", që quhet "arti i butë", përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore. Në këtë operë, një shall "Xiangyunsha" shndërrohet në vijën që përçon zhvillimin e tregimit, duke shërbyer si lidhës i mallit të protagonistëve për njëri-tjetrin dhe simbolizuar dashurinë orientale.
Regjisori Yan Bing tregon se ideja rreth shallit "Xiangyunsha" vjen nga një pjesë e operës kantoneze. "E përpunuam këtë pjesë tradicionale në veprën muzikore, me qëllim që përmes kësaj përhure, shikuesit të mund të ndjejnë nga afër jetën e qytetarëve në Guangzhou dhe të zbulojnë zemrën e tyre të ngrohtë dhe të çiltër". (Wang Lei/ Laçi)