Përfaqësuesi kinez në OKB bën thirrje për multilateralizëm të vërtetë
2023-04-25 18:03:58

Foto: Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun duke folur gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare në selinë e OKB-së në Nju-Jork më 24 prill 2023. / CFP

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara u bëri thirrje të hënën të gjitha vendeve të praktikojnë multilateralizmin e vërtetë.

Bota ndodhet në një udhëkryq historik. Njerëzimi ndeshet me sfida globale të panjohura më parë. Veprimet e hegjemonisë dhe të ngacmimit po shkaktojnë dëme kolosale në botë. Politika e blloqeve po krijon ndarje të mëdha dhe kundërvënie, u shpreh Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sanksionet e njëanshme të vëna pa dallim nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera jashtë mandatit të Këshillit të Sigurimit kanë krejtësisht si qëllim ruajtjen e hegjemonisë, monopolit teknologjik e ideologjisë së tyre. Një praktikë e tillë nuk ka bazë ligjore, tha ai.

Si një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe një vend i madh i përgjegjshëm, Kina është e angazhuar për multilateralizmin e vërtetë dhe ka rezultatet më të mira lidhur me ruajtjen e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar e të normave bazë që udhëheqin marrëdhëniet ndërkombëtare, theksoi Zhang.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vizioni i Kinës për ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin përfaqëson një drejtim themelor për zgjidhjen e sfidave dhe vështirësive kryesore të botës sot. Kina do të zbatojë fuqimisht Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale dhe Nismën e Qytetërimit Global, do të nxitë gjithanshmërisht modernizimin kinez, do të marrë pjesë në punën e OKB-së në të gjitha frontet dhe do të japë ndihmesë për nxitjen e solidaritetit ndërkombëtar, të përballimit të sfidave e të mbrojtes së vlerave të përbashkëta të njerëzimit, theksoi përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara.