Banka e Shqipërisë, kujton krijimin si një bankë qendrore moderne
2023-04-24 15:55:51

Banka e Shqipërisë (Foto Monitor)

Banka e Shqipërisë (Foto Monitor)

Banka e Shqipërisë përcolli në fundjavë detaje nga themelimi i saj pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri më 22 prill 1992, shkruan ATSH. Si pjesë e reformës ekonomike të filluar në vitin 1992, reforma e sistemit bankar në Shqipëri filloi si reformë institucionale me ndryshimin e bazës ligjore. Në prill të vitit 1992,  Kuvendi miratoi ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, si dhe ligjin “Për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”.

Këto ligje shënuan kalimin e sistemit bankar nga njënivelor në një sistem bankar prej dy nivelesh. Me anë të këtyre dy ligjeve u hodhën themelet e sistemit bankar me dy nivele, atë të Bankës Qendrore të Shqipërisë dhe të bankave tregtare publike e private të formave të ndryshme, që do të funksiononin në vend, të cilat zëvendësuan, përmirësuan dhe zgjeruan në kushtet e ekonomisë së tregut, si dhe funksionet e kufizuara të pararendëses së saj, Bankës së Shtetit Shqiptar, në fushat përkatëse.(Fatosi)