Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve industriale të Kinës në 74.3 për qind në tremujorin e parë
2023-04-24 16:20:04

CFP

CFP

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve industriale të Kinës arriti në 74.3 për qind në tremujorin e parë (TM1) të 2023, 1.5 pikë përqindje më poshtë nga e njëjta periudhë e një viti më parë, treguan të dhënat zyrtare, njofton Xinhua.  Sipas  Zyrës Kombëtare të Statistikave, kjo shifër ra me 1.4 pikë përqindjeje nga tremujori i mëparshëm.

Ndër tre sektorët kryesorë, shkalla e shfrytëzimit të sektorit minerar ra në 75.2 për qind në tremujorin e parë, duke rënë me 1.8 pikë përqindje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shkalla e shfrytëzimit të sektorit përpunues dhe prodhimit dhe ofertës së shërbimeve komunale shënoi përkatësisht 74.5 për qind dhe 71.9 për qind.(Fatosi)

CFP

CFP