Kina nxit përfitimet nga talentet për rritjen e patentave të vlefshme të shpikjeve
2023-04-24 19:20:55

Foto nga VCG

Kina ka dëshmuar një rritje në sasinë dhe cilësinë e patentave të vlefshme të shpikjeve në vitin 2022, tha të hënën rregullatori më i lartë i pronësisë intelektuale i vendit.

Vitin e kaluar, gjithsej 798 000 patenta shpikjesh u autorizuan nga Kina, me numrin e aplikimeve për patenta shpikjesh me vlerë të lartë për 10 000 banorë që arriti në 9.4, tha Shen Changyu, kreu i Administratës Kombëtare të Pronësisë Intelektuale në një konferencë shtypi në Pekin.

Falë nxitjes së përfitimeve prej talenteve, Kina ka ngritur sistemin më të madh të arsimit të lartë në botë, me 240 milion veta me arsim të lartë ndër 1.4 miliard banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit majin e kaluar.

Shpenzimet fiskale të vendit për arsimin kanë qëndruar në nivelin mbi katër për qind të PBB-së për 10 vjet në radhë, duke hedhur themelet për forcën punëtore me cilësi të lartë të vendit.

Përveç kësaj, shpenzimet e përgjithshme të Kinës për kërkim-zhvillim e kaluan nivelin 3 trilionë juanë, duke arritur gati në 3.09 trilionë juanë (456 miliardë dollarë) në vitin 2022, me një rritje 10.4 përqind krahasuar me 2021-shin, njoftoi në janar Zyra Kombëtare e Statistikave.

Shen vuri gjithashtu në dukje se Kina udhëhoqi në botë për vëllimin e aplikimit ndërkombëtar për patenta më 2022, sipas statistikave më të fundit nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO).

Kina paraqiti mbi 70 000 aplikime sipas Traktatit të Bashkëpunimit për Patentën (PCT) për mbrojtjen e patentave, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Republika e Koresë dhe Gjermania, sipas WIPO-s.

Gjatë konferencës së shtypit, Shen përmendi gjithashtu se, po sipas WIPO-s, Kina u ngjit në vendin e 11-të në Treguesin Global të Risive 2022, nga e 12-ta në vitin 2021.

Në vitin 2021, Kina shpalli një masterplan mbi mbrojtjen e të drejtave dhe punën e aplikimit të pronësisë intelektuale për periudhën e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), duke theksuar kultivimin e talenteve, inovacionin, aplikimin e mbrojtjen në këtë sektor, sipas autoriteteve përkatëse.