Tiranë, i ngarkuari me punë i ambasadës së Kinës merr pjesë në ceremoninë e promovimit të librit
2023-04-24 16:07:18

I ngarkuari me punë i ambasadës së Kinës në Tiranë Wang Dexin mori pjesë në ceremoninë e promovimit të përkthimit në gjuhën shqipe të librit “Mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në kuadër të nismës ‘Një brez, një rrugë’”. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe drejtori i shtëpisë botuese “Fan Noli” Rexhep Hida, historiani i shquar Nikolla Sudar, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano etj.

Foto nga faqja elektronike e Ambasadës së Kinës në Shqipëri

Foto nga faqja elektronike e Ambasadës së Kinës në Shqipëri

Në fjalën e vet të rastit, z. Wang vuri në dukje se ky vit shënon 10-vjetorin e paraqitjes së nismës “Një brez, një rrugë”. Në dekadën e fundit, kjo nismë ka kapërcyer kufizimet gjeografike e ndryshimet kulturore dhe ka integruar kërkesat e zhvillimit, duke tërhequr pjesëmarrjen e mbi tre të katërtave të vendeve të botës dhe 32 organizatave ndërkombëtare. Sipas tij, praktika e ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë” vërteton se Kina është gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuuese e zhvillimit global, ruajtëse e rendit ndërkombëtar dhe ofruese e produkteve publike globale. Pas eksplorimit për një kohë të gjatë, Kina ka gjetur rrugën e zhvillimit në përputhje me realitetin e vet, duke marshuar drejt rilindjes kombëtare nëpërmjet modelit kinez të modernizimit. “Jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje së bashku me vendet e tjera, duke përfshirë Shqipërinë, për t’i ofruar raste të reja zhvillimit të botës. Në vitin 2023, Kina do të organizojë Forumin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar ‘Një brez, një rrugë’. Jam i bindur që, me përpjekjet e palëve të ndryshme, do të shtohen pandërprerë miqtë e kësaj nisme dhe ndërtimi i ‘Një brez, një rrugë’ do të nisë një proces të ri në një përmasë më të gjerë, në nivel më të lartë, dhe në mënyrë më të thellë, duke dhënë më shumë kontribut për rigjallërimin ekonomik botëror dhe ndërtimin e komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit”, tha z. Wang.

 Në ceremoninë, z. Hida dhe të ftuarit e tjerë u shprehën se libri ka pasqyruar integrimin e traditave kulturore, sistemeve shoqërore dhe koncepteve ligjore të ndryshme të vendeve e rajoneve përgjatë “Një brez, një rrugë”, gjë që ka domethënie të rëndësishme për nxitjen e mbarëvajtjen e bashkëpunimit përkatës. Kolana e librave të botuar nga shtëpia botuese “Fan Noli” mbi Mendimin e Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze në Epokën e Re dhe ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” ka gjetur mirëpritje në treg, duke ofruar materiale të vyera për lexuesit shqiptarë që të njohin Kinën dhe modelin kinez të modernizimit. Qarqet shqiptare të botimeve janë të gatshme të zhvillojnë bashkëpunim, duke u ofruar më shumë libra të shquar kinezë lexuesve shqiptarë, për të nxitur njohjen e shkëmbimet kulturore-njerëzore ndërmjet të dy vendeve.(Zhang Yan/Artan)