Vazhdon puna për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë
2023-04-24 16:22:08

Ministrja Balluku inspekton punimet e Unazës (Foto MIE)

Ministrja Balluku inspekton punimet e Unazës (Foto MIE)

Në Tiranë vazhdon intensivisht puna për ndërtimin e Unazës së Madhe.  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku gjatë një inspektimi tha se punimet po avancojnë çdo ditë.

Unaza e Madhe të Tiranës 28.8 km  e gjatë me vënien në funksionim do ti ofrojë shërbim infrastrukturor jo vetëm kryeqytetit, por të gjitha autostradave që janë të lidhura me të. Ajo do të jetë një nyje e rëndësishme e qarkullimit të autostradave nga veriu në jug të Shqipërisë dhe anasjelltas.  Unaza e madhe do të ndryshojë edhe jetën e banorëve të zonave ku ajo kalon duke rritur ndjeshëm vlerën e pronave. (Fatosi)