Udhëtimet e pasagjerëve ajrorë të Kinës arrijnë në 9 milionë gjatë festës së 1 Majit
2023-04-24 17:02:38

CFP

CFP

CFP

CFP

Sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, udhëtimet ajrore të pasagjerëve të Kinës pritet të arrijnë në 9 milionë gjatë festës së ardhshme të Ditës së Majit, shkruan China Daily. Prenotimet e fluturimeve kanë kaluar tashmë 6 milionë, gjë që tregon se tregu në përgjithësi është rikthyer në nivelin e regjistruar gjatë festës së 1 Majit 2019, tha administrata.

Për të përmbushur nevojat e udhëtarëve për udhëtime, linjat ajrore vendase dhe të huaja do të trajtojnë 3500 fluturime ndërkombëtare gjatë periudhës, rreth 30 për qind e nivelit të 2019-ës.

CFP

CFP

Fluturimet e brendshme do të arrijnë në 65,000, duke ofruar më shumë se 12 milionë vende. Kapaciteti do të kalojë atë të festës së 1 Majit 2019. Rrugët e njohura të fluturimit përfshijnë ndër të tjera Chengdu - Pekin, Guangzhou - Pekin dhe Pekin - Shanghai,  tha administrata. Festa e 1 Majit të këtij viti do të fillojë më 29 prill dhe do të përfundojë më 3 maj.(Fatosi)

CFP

CFP