Xi Jinping-u i dërgon letër urimi Forumit të 4-t Botëror të të Dhënave të OKB-së
2023-04-24 19:39:27

Foto nga VCG

Të hënën, presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Forumit të 4-t Botëror të të Dhënave të OKB-së

Xi Jinping-u vuri në dukje se zhvillimi i vazhdueshëm është zgjedhje për begatinë e përparimin e shoqërisë njerëzore dhe realizimi i zhvillimit global të fortë, të gjelbër e të shëndetshëm është dëshira e përbashkët e njerëzve në mbarë botën. Kina është mbështetëse dhe praktikuese e Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Kina i është përmbajtur konceptit të ri të zhvillimit inovativ, të bashkërenduar, të gjelbër, të hapur e me ndarje të përbashkët, ka përmirësuar vazhdimisht infrastrukturën digjitale, ka krijuar një sistem të shëndetshëm të infrastrukturës së të dhënave, ka forcuar aftësitë e të dhënave dhe ato statistikore dhe ka ndarë në mënyrë aktive praktikën dhe përvojën e monitorimit të objektivave të zhvillimit të vazhdueshëm të saj. Kina është e gatshme të punojë me të gjitha vendet e botës për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e të dhënave në kornizën e Nismës së Zhvillimit Global e për të nxitur zhvillimin e përbashkët të të gjitha vendeve.

Forumi i 4-të Botëror i të Dhënave i OKB-së u hap të hënën në Hangzhou të provincës Zhejiang. Forumi u propozua nga OKB-ja dhe u organizua së bashku nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës dhe provinca Zhejiang. Tema e këtij forumi është "Përqafimi i të dhënave për një të ardhme për përfitme të përbashkëta". (Çang Çuo)