Kryeministri kinez nënvizon përpjekjet për zhvillim me cilësi të lartë
2023-04-24 20:24:01

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve për zhvillim me cilësi të lartë gjatë kryesimit të një sesioni studimi të Këshillit të Shtetit të dielën.

Li tha se duhet të bëhen përpjekje për të përmirësuar aftësinë për zhvillim me cilësi të lartë, për të zbatuar plotësisht vendimet dhe planet e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe për të bërë përparim të vazhdueshëm në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë.

Është një pjesë e rëndësishme e vizionit ekonomik të Xi Jinping-ut zbatimi plotësisht dhe me besnikëri i filozofisë së re të zhvillimit në të gjitha frontet dhe fokusimi në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, tha Li në sesionin e studimit.

Sipas tij, zhvillimi me cilësi të lartë është kërkesë e brendshme e modernizimit kinez, zgjedhje e pashmangshme për të kapërcuar pragjet kryesore dhe çelësi për të siguruar epërsi strategjike.

Li përmendi rëndësinë e marrjes së iniciativës për ndjekjen e filozofisë së re të zhvillimit në tërë fazat e zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Kreu i qeverisë kineze vuri në dukje se është e nevojshme të vihet cilësia në radhë të parë dhe t'i jepet përparësi efikasitetit. Ai shtoi po ashtu se është thelbësore të thellohen në mënyrë të qëndrueshme reforma e hapja, të transformohet modeli i zhvillimit dhe të sigurohet e përmirësohet jeta e njerëzve. (Çang Çuo)