Kina do të nisë më shumë trena për udhëtime të shpejta gjatë pushimeve
2023-04-24 15:51:39

CFP

CFP

1500 trena shtesë do të nisen mesatarisht çdo ditë nga 27 prilli deri më 4 maj për të trajtuar udhëtimet rreth festës së  1 majit, tha të shtunën China State Railway Group Co., Ltd, njofton Xinhua.

Grupi tha se do të kishte më shumë se 10,500 trena pasagjerësh mesatarisht në ditë gjatë periudhës.

Faqja zyrtare e rezervimit të biletave hekurudhore të Kinës, 12306.cn, dhe aplikacioni i saj në celular kishin shitur më shumë se 46.57 milionë bileta për festën që nga ora 14:00 e së shtunës.

Këshilli i Shtetit, kabineti i Kinës, ka njoftuar se festa e  1 Majit të këtij viti do të jetë pesë ditë, nga 29 prilli deri më 3 maj.(Fatosi)

CFP

CFP