Transfertat (Foto Shoqata shqiptare e bankave)
Në harkun kohor të një viti, përmes sistemit AIPS të pagesave në euro brenda vendit kanë kryer mbi 156 mijë transaksione me një vlerë totale pre rreth 3.3 miliradë euro. Sipas Ledia Bregut, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, kjo u ka kursyar shqiptarëve miliona euro në formën e tarifave mbi transfertat.
“Tashmë bëhet rreth një vit që sistemi AIPS-Euro operon dhe funksionon normalisht duke filluar nga janari 2022. Është një sistem i cili u implementua në kuadër të strategjisë kombëtare të zhvillimit të pagesave nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat tregtare dhe ishte një sistem i cili i nevojitej tregut për vetë faktin se ekonomia shqiptare ka një sasi të konsiderueshme transaksioneve brenda vendit, të cilat bëhen në monedhën euro. Ishte një domosdoshmëri për kohën e procesimit për të ulur kostot e mëdha të këtyre transaksioneve dhe njëkohësisht për të suportuar koston e madhe që kanë këto transaksione brenda vendit. Përgjatë 1 viti që operon, sistemi AIPS Euro, tashmë me të gjitha bankat tregtare pjesëmarrëse në të, ka shlyer rreth 156 mijë transaksione. “ thotë Bregu.
Ulja e tarifave nga Banka e Shqipërisë ka rritur ndjeshëm numrin e transaksioneve në euro, duke çuar në eliminimin e parasë cash dhe ky vendim sipas Bankes Qendrore ka reduktuar informalitetin dhe se po bëhen përpjekje për të menaxhuar paranë cash.
“Një shumë goxha e konsiderueshme, krahasuar edhe me sistemet e tjera që operon BSH, dhe njëkohësisht ka shlyer në terma vlerash rreth 3.3 miliard euro, që është një shumë goxha e konsiderueshme. Vlen të theksohet se këto transaksione kanë ardhur në rritje, nëse një vit më parë në mungesë të këtij sistemi kryesisht zhvilloheshin para fizike pra në cash, njerëzit ishin të detyruar që për shkak të kohës së procesimit dhe kostove të larta rreth 200 apo 300 euro për transaksion të detyroheshin të bënin tërheqje pranë bankave të tyre ku kishin këto para në monedhë euro dhe ti depozitonin fizikisht duke mbartur kështu risk të lartë të parasë fizike.”- shprehet Ledia Bregu.
AIPS(Foto Businessmag)
Sistemi AIPS vlerësohet edhe si një rrugë për të luftuar evazionin fiskal por edhe fenomenin e pastrimit të parave.
“Në këto kusht mund të them që viti i parë i AIPS Euro ka qenë i suksesshme, presim të kemi shtrirje më të gjerë dhe të mbulojë apo të reduktojë në 0 informalitetin në euro brenda vendit. Kursimi kryesisht për qytetarët apo për klientët fundorë qofshin këto individë por edhe biznese që është gama e klientëve që mbulon ky lloj sistemi është i madh, rreth 5 fish falë rregulloreve dhe sistemeve të implemtuara nga banka e Shqipërisë, është vendosur që kostot të mos tariforen përtej një tavani më të lartë se sa 50 euro, që do thotë sado të jetë vlera e transaksionit në euro që qytetarët apo bizneset shlyejnë në këtë sistem nga banka në bankë brenda vendit, nuk mund të tejkalojë vlerën 50 euro. Nëse krahasojmë në kushtet kur ky sistem nuk ekzistonte pra nëpërmjet modelit të bankave korrespondente, transaksionet kushtonin shumë dhe arrinin deri në 200 apo 300 euro transaksion, që do thotë është një reduktim me pesë fish.“ - shprehetDrejtorja e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë.
Ledina Bregu shpjegon dhe normat e reja.
“Është e rëndësishme që nëpërmjet politikave të Bankës së Shqipërisë janë vënë nivele dysheme, që do thotë se nëse më parë për çdo transaksion për shkak të modelit të bankave korrespondente dhe rrjetit që përdorej, kishte një kosto minimale, rreth 30 euro mund të arrinte deri në 30 euro si kosto si tarife, banka e Shqipërisë dhe rregulloret tona nëpërmjet implementimit të sistemit që operon nga banka e Shqipërisë, kanë vendosur një tarife jo më të lartë se 6 euro për transaksionet të cilat iniciohen në letër apo fizikisht pranë një sporteli dhe për të nxitur pagesat elektronike, jo më shumë sesa 3 euro një pagesë minimale, për vlerat e vogla. Ndërkohë për të bërë një diferencim goxha të madh dhe kursimi është bërë për të gjithë ato transaksione të cilat shkojnë me vlerë të vogël. “
Ledia Bregu (Foto Banka e Shqiperise )
Rregullorja e Bankës Qendrore percakton qartë tarifimin për transaksionet.
“Rregulloret e Bankës së Shqipërisë dhe të operimit të sistemit AIPS Euro parashikojnë që për transaksione në vlera deri në 10 mijë euro individët apo bizneset nuk mund të tariforen më shumë sesa 0.2% e vlerës së shlyer ose transaksionit nëse është e nisur në letër dhe gjysmat pra për ti iniciativuar pagesat elektronike, është tarifimi për ato lloj transaksionesh të cilat iniciohen elektronikisht që do të thotë 0.1 %. Maksimalisht për ato vlera që janë deri në 10 mijë euro që do të thotë 20 ose 10 euro pra ti nisur elektronikisht, është maksimumi i tarifave që individët apo bizneset mund të paguajnë për transaksionet në euro brenda vendit. Mbi të gjitha ne përmendëm koston e saktë, tarifën që paguanim më parë. Xhepat e individëve apo bizneseve sigurisht që janë sensitivë ndaj kostove dhe sidomos në periudha si ajo aktuale të një inflacioni më të rritur dhe të një shtrenjtimi kryesisht të shërbimeve kryesore.“
Lehtësi janë krijuar edhe në reduktimin e kohës së procesimit. transfertat kryhen nga sistemi në kohë reale, në një kohë që dikur ato kalonin nëpër bankat korrespondente jashtë vendit.
“Me shumë vlerë është koha e transaksionit. Nëse më parë mund të harxhoheshin disa vlera në valutë për mbylljen apo për shlyerjen e një transaksioni brenda vendit në Euro, për shkak se cikli për të cilin kalon një transaksion ishte goxha i gjatë dhe përfshin bankat korrespondentet e bankave tregtare. Sot dita nëpërmjet sistemit të AIPS Euro duke qenë se është një sistem i cili operohet nga banka qendrore dhe bankat tregtare janë pjesëmarrëse të saj bëhet në kohë reale që do të thotë që çdo transaksion në euro brenda vendit, maksimumi një ditë valutë, dhe sigurisht mund të shfrytëzohen të gjitha hapësirat e nevojshme për të procesuar menjëherë, brenda ditës. Një tjetër benefit është fakti që studimet e shumta të bankës së Shqipërisë në bashkëpunim edhe me bankën botërore tregojnë që menaxhimi ose ministrimi i parasë fizike ka një kosto shumë të lartë, jo vetëm për individët por për të gjithë ekonominë. “ thotë Ledia Bregu.