Instalohet turbina e parë me erë në prefekturën më perëndimore të Kinës
2023-04-24 16:54:47

CFP

CFP

CFP

CFP

Instalimi i turbinës së parë me erë në prefekturën autonome më perëndimore të Kinës Kizilsu Kirgiz në rajonin autonom Xinjiang Uygur përfundoi të shtunën në mëngjes, njofton China Daily.

Ndërsa shpejtësia e erës ra nën 6 metra për sekondë të premten mbrëma, turbina 131 tonëshe, me tre fletë gjethesh 95 metra të gjata, u ngrit nga dy vinça dhe u lidh me një kullë 110 metra të lartë. Me një investim prej mbi 1.2 miliardë juanë (rreth 175 milionë dollarë), një projekt i përbërë nga 38 turbina të tilla me erë do të përfundojë dhe do të lidhet me rrjetin deri në tremujorin e tretë të këtij viti, duke shtuar një kapacitet total të instaluar prej 200 megavat, sipas China Energy Investment Corporation.

CFP

CFP

CFP

CFP

Sapo të përfundojë projekti, prodhimi vjetor i energjisë vlerësohet të arrijë në 540 milion kWh, gjë që mund të kursejë 164,800 ton qymyr standard dhe të zvogëlojë 450,000 ton emetime të dioksidit të karbonit çdo vit, tha menaxheri i projektit Qu Qiaogang. Aktualisht, e gjithë energjia elektrike në Prefekturën Autonome Kizilsu Kirgiz prodhohet nga energjia e pastër, me 60 për qind energji hidrocentrale dhe 40 për qind energji fotovoltaike. Kapaciteti i instaluar i energjisë në Xinjiang ka tejkaluar 100 milionë kilovat, nga të cilat energjia e pastër përbën mbi 40 për qind, sipas degës së Rrjetit Shtetëror të Xinjiang.

Kina është zotuar të trajtojë ndryshimet klimatike dhe të ndjekë në mënyrë të palëkundur rrugën e zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët. Ajo është zotuar të arrijë kulmin e emetimeve të dioksidit të karbonit përpara vitit 2030 dhe të arrijë neutralitetin e karbonit përpara vitit 2060.(Fatosi)