Xi Jinping-u uron Chuppu-në për marrjen e postit të presidentit të Bangladeshit
2023-04-24 19:43:30

Foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh urimi Mohammed Shahabuddin Chuppu-së për marrjen e postit të presidentit të Bangladeshit

Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina e Bangladeshi janë vende fqinje tradicionale dhe me miqësi të ndërsjellë. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet e kanë respektuar gjithmonë njëri-tjetrin, e kanë trajtuar njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çështjet me interes thelbësor për to, duke u bërë shembull i bashkëjetesës miqësore dhe i bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella ndërmjet vendeve. “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Bangladesh dhe jam i gatshëm të punoj me presidentin Chuppu për të zhvilluar miqësinë tradicionale ndërmjet të dy vendeve, për të ndërtuar bashkërisht me cilësi të lartë ‘Një brez, një rrugë’ dhe për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të partneritetit strategjik të bashkëpunimit Kinë-Bangladesh, duke u sjellë të mira popujve të të dy vendeve,” tha Xi Jinping. (Çang Çuo)