Konferenca hapësinore mbahet në Kinën lindore
2023-04-23 17:31:35

CFP

CFP

Konferenca e Hapësirës në Kinë do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui të Kinës lindore, njoftuan organizatorët e saj.

Konferenca e këtij viti do të mbledhë së bashku ekspertë dhe studiues nga e gjithë bota për të shkëmbyer ide mbi eksplorimin e thellë të hapësirës, udhëtimin me njerëz në hapësirë, internetin satelitor, komunikimin kuantik, elektronikën e hapësirës ajrore, fluturimet komerciale në hapësirë dhe fusha të tjera, duke promovuar më shumë bashkëpunim ndërkombëtar, citon “Xinhua”.

E organizuar së bashku nga Shoqëria Kineze e Astronautikës dhe Fondacioni Hapësinor i Kinës, konferenca është një nga aktivitetet kryesore të Ditës së Hapësirës së Kinës, e cila festohet më 24 prill.

Në konferencë, sipas organizatorëve, do të publikohet një raport mbi problemet thelbësore shkencore dhe inxhinierike në fushën e hapësirës në vitin 2023.

Në konferencë do të ketë më shumë se 30 nënforume, duke përfshirë një simpozium rinor Kinë-Japoni-ROK, një simpozium ndërkombëtar mbi sundimin e ligjit në hapësirën e jashtme dhe një sërë dialogësh të nivelit të lartë.

E nisur në vitin 2018, konferenca vjetore është e përkushtuar për të ndërtuar një platformë për shkëmbimet akademike ndërkombëtare, bashkëpunimin për industrializimin e hapësirës dhe popullarizimin e shkencës. (Irma)