Kina publikon planin për mbrojtjen e ekosistemeve ujore
2023-04-23 18:29:07

CFP

CFP

Kina ka publikuar një plan për ruajtjen e ekosistemeve ujore në pellgjet kryesore të lumenjve të vendit.

Vendi synon të shohë një rënie të vazhdueshme të shkarkimit total të ndotësve kryesorë të ujit deri në vitin 2025, së bashku me përmirësimin e vazhdueshëm të ekosistemeve të tij ujore, bëhet e ditur në planin e publikuar nga organet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Ekologjisë dhe Mjedisit dhe Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Në plan thuhet se deri në vitin 2035 pritet të shihet një përmirësim themelor në ekosistemet ujore të vendit.

Ai veçon shtatë pellgje lumore kryesore si rajone kryesore të mbrojtura, duke përfshirë pellgun e Lumit të Verdhë dhe pellgun e lumit Yangtze.

Kina ka bërë përparim në legjislacionin dhe rishikimin e ligjeve që rregullojnë mbrojtjen e ekosistemeve ujore në vitet e fundit, me Ligjin për Mbrojtjen e Lumit Yangtze dhe Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Ndotjes së Ujit.

CFP

CFP

Ligji për Mbrojtjen e Lumit të Verdhë, legjislacioni i dytë i Kinës për një pellg lumor specifik, hyri në fuqi në fillim të këtij muaji. (Irma)