Mjekësia tradicionale kineze përhapet në 196 vende e rajone
2023-04-23 18:01:22

CFP

CFP

Mjekësia tradicionale kineze (TCM) është përhapur në 196 vende dhe rajone dhe ka fituar njohje në mbarë botën për forcat e saj unike në parandalimin, kontrollin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, deklaroi Wei Chunyu, zyrtar i Administratës Kombëtare të Mjekësisë Tradicionale Kineze, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Ai theksoi se akupunktura kineze, larja medicinale Lum e Sowa Rigpa dhe Taijiquan janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s dhe Huang Di Nei Jing dhe Ben Cao Gang Mu, klasikët e lashtë kinezë të mjekësisë, janë renditur në Memorien e Regjistrit Botëror.

“Çdo vit, një numër i madh studentësh ndërkombëtarë vijnë në Kinë për të studiuar TCM. Produktet dhe shërbimet TCM kishin kërkesa të mëdhaja në Panairin vjetor Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë e Shërbimeve”,- tha Wei.

CFP

CFP

Ai theksoi se Kina ka bërë plane për të prezantuar më mirë TCM në botë, për të promovuar shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një komuniteti global të shëndetit për të gjithë. (Irma)