Kina ka mbi 2.64 milionë stacione bazë 5G
2023-04-23 17:08:27

VCG

VCG

Numri i stacioneve bazë 5G në Kinë tejkaloi shifrën 2.64 milionë deri në fund të marsit të këtij viti, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT), citon “Xinhua”.

Numri i përdoruesve të celularëve 5G në vend kishte arritur në 620 milionë deri në fund të marsit dhe sinjalet 5G kishin mbuluar të gjitha qarqet në vend, sipas MIIT.

Teknologjitë 5G janë aplikuar gjerësisht në ekonominë kineze, sipas MIIT.

Kina planifikon të shtojë rreth 600.000 stacione bazë 5G këtë vit për t’i rritur stacionet e tilla në 2.9 milionë deri në fund të vitit 2023, deklaroi në mars të këtij viti Jin Zhuanglong, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit. (Irma)