Kina do të inkurajojë shërbimet digjitale të kujdesit shëndetësor
2023-04-22 15:42:21

Një vizitor mëson për gjendjen e tij shëndetësore duke përjetuar një platformë mjekësore dixhitale në Konferencën Apsara në Hangzhou, Provinca Zhejiang e Kinës Lindore, 19 tetor 2021. /CFP

Një vizitor mëson për gjendjen e tij shëndetësore duke përdorur një platformë mjekësore dixhitale, në Provincën Zhejiang e Kinës Lindore, 19 tetor 2021. /CFP

Kina do ta transformojë dhe përmirësojë më tej sektorin e saj të kujdesit shëndetësor në një model më të digjitalizuar, të orientuar drejt internetit dhe më të zgjuar. Kështu u shpreh të premten një zyrtar shëndetësor kinez në Forumin Ndërkombëtar të Industrisë Shëndetësore të Forumit Boan për Azinë.

Zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Tang Yonglin tha se Kina është në rrugën e saj për të përmbushur një sërë objektivash dhe nisur një seri fushatash për të nxitur sektorët shëndetësorë digjital gjatë periudhë së Planit të 14-të pesëvjeçar (2021-2025).

Sipas Tang, këto objektiva përfshijnë ndërtimin me kosto efikase të një sistemi mbështetës për infrastrukturën digjitale, përmirësimin e sistemit të standardeve për informacionin e shëndetit publik dhe avancimin e “Internet Plus Healthcare” (një iniciativë madhore kineze që lejon institucionet mjekësore të ofrojnë shërbime diagnostike online për disa sëmundje të zakonshme dhe kronike në vizitat pasuese të pacientëve te mjekët e tyre).

CFP

Një mjek ofroi shërbime diagnostike online./CFP

Tang prezantoi edhe fushatat për periudhën e planit pësëvjeçar, duke përfshirë fusha të tilla si spitalet e zgjuara dhe shërbimet e mjekësisë tradicionale kineze të bazuara në internet.

Forumi, që zgjati nga 20 deri më 21 prill në Pekin, paraqiti 8 nënforume dhe 6 aktivitete për publikimin e raporteve industriale. (Xu Guang)