
Zv.kryeministrja Belinda Balluku (Foto Rtsh)
Zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi se në muajin shtator pensionistëve do t’u jepet bonus 5 mijë lekë, që është pjesë e këstit të dytë të taksës së jashtëzakonshme nga prodhuesit e energjisë.
Balluku theksoi se kujdesja ndaj pensionistëve është në politikën dhe programin e qeverisë aktuale shqiptare, citon “RTSH”.
“4.1 miliardë lekë të mbledhura gjatë marsit nga taksa e jashtëzakonshme e qeverisë do t’u shpërndahet pensionistëve në formën e bonuseve me 5 mijë lekë.
Kjo shumë është ndarë në dy faza, njëra e programuar në fund të marsit dhe tjera në shtator”,- tha zv.kryeministrja, e cila shtoi se në fund të muajit shtator do të ketë një indeksim të ri të pensionit.
“Duke qenë se kemi bërë një program për rritjen e pagave të administratës e cila do të arrijë në 900 euro në këto 2 vite, por nga ana tjetër pa lënë pensionistët mënjanë. Ne kemi indeksuar pensionin me 9.5% vitin e kaluar. Do të ketë indeksim të ri të pensionit në fund të shtatorit, në bazë të inflacionit që do të ketë viti në vazhdim”,- tha Balluku. (Irma)
