Ministrja Calderone: Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore
2023-04-22 16:20:40

Ministrja italiane Maria Elvira Calderone (Foto Atsh)

Ministrja italiane Maria Elvira Calderone (Foto Atsh)

Italia po përballet me një mungesë të madhe të fuqisë punëtore dhe i mungojnë gjithsej rreth 1 milion punëtorë, të ndarë në sektorë të ndryshëm ekonomikë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Maria Elvira Calderone.

“Problemi kryesor është se gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga tregu i punës për shkak të moshës së tyre. Është e vështirë t’i plotësosh këto vende pune me punonjës të rinj”, tha ministrja italiane, citon “ATSH”.

Sipas saj, qeveria po punon për të siguruar që kompanitë të kenë një fuqi punëtore të trajnuar për të përballuar sfidat e të sotmes dhe të së nesërmes, duke marrë parasysh dhe transformimin mjedisor dhe digjital në botën e punës.

Sipas “Assoturismo Confesercenti”, shoqata e industrisë së turizmit në Itali, ky sektor po goditet veçanërisht rëndë nga mungesa e stafit.

Industria e turizmit po ankohet gjithashtu për mungesën e aplikantëve, si dhe të stafit të kualifikuar. (Irma)