Më shumë kompani të huaja vendosin unanimisht që "të shkojnë në Kinë"
2023-04-22 15:30:47

"Kina është një vend i dëshiruar gjithmonë për ne". Kështu u shpreh gjatë një interviste Gianpaolo Bruno, bashkërenduesi i përgjithshëm i Kinës në Komitetin e Tregtisë së Jashtme të Italisë. Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Ministria e Tregtisë e Kinës, përdorimi aktual i kapitalit të huaj në tremujorin e parë ishte 408,45 miliardë juanë, ose 4.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Mbi 10 mijë ndërmarrje të huaja investuan rishtazi në Kinë, duke u rritur me 25.5 për qind nga viti në vit.

Ditët e fundit, grupi gjerman Volkswagen shpalli një plan të ri investimi prej 1 miliardë eurosh në Kinë, për ngritjen e një qendre kërkimore dhe zhvillimore të automjeteve elektrike ne qytetin Hefei të provincës Anhui të Kinës Qendrore. Presidenti i grupit Volkswagen Oliver Blume tha se pas inspektimit në Kinë në fillim të këtij viti, ata gjetën një mënyrë për t’u afruar me konsumatorët kinezë.

Aktualisht ekonomia globale vazhdon të bjerë, situata gjeopolitike është e ndërlikuar dhe bota po përballllet me një pasiguri të m

adhe. OKB-ja publikoi një parashikim, ku thuhet se investimet globale ndërkufitare mund të vazhdojnë të bien gjatë vitit 2023. Në një sfond të tillë, nuk ishte e lehtë për Kinën që të tërhiqte aq shumë investime të huaja në tremujorin e parë, duke arritur një rezultat jo të thjeshtë, por që përputhet me parashikimin.

Vetëm në sektorin e industrisë së teknologjisë së lartë, përdorimi aktual i kapitalit të huaj arriti në 156.71 miliard juanë, duke u rritur për 18 për qind në krahasim me një vit më parë.

Nga këndvështrimi gjeografik, investimet nga Franca dhe Britania e Madhe pësuan një rritje më shumë se 6 herë në tremujorin e parë. Ky është rezultat i shumë aspekteve, të cilat përfshijnë optimizimin e politikave kundër epidemisë apo vizitat e shpeshta të politikanëve evropianë në Kinë. "Forcimi i biznesit me Kinën" është bërë tashmë një ndër mendimet më unanime për shumë kompani evropiane. 

Aktualisht Kina është tregu i dytë më i madh i mallrave të konsumit në botë dhe i pari për shitjen me pakicë përmes internetit. Kjo është arsyeja e investimeve të huaja në këtë vend. (Xu Guang)