Vala e fortë e të ftohtit godet shumë zona në Kinë
2023-04-21 11:38:01

Foto nga VCG

Një front i fortë i ftohtë do të përfshijë shumë pjesë të Kinës në ditët në vijim, duke sjellë erëra të forta dhe temperatura të ulëta, njoftoi Observatori Kombëtar i vendit.

Të prekura nga ajri i ftohtë, shumë rajone në Kinë do të pësojnë ulje të temperaturës prej 6 deri në 10 gradë Celsius nga e enjtja deri të dielën, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, citon “Xinhua”.

Deri në mëngjesin e të shtunës, temperaturat pritet të bien me mbi 12 gradë Celsius në disa pjesë të Jilin, Gansu, Shaanxi, Shanxi, Hebei, Henan dhe Hubei, të shoqëruara me erëra të forta.

Qendra parashikon gjithashtu se reshjet e shiut do të prekin pjesët qendrore dhe lindore të vendit nga e enjtja deri të hënën.

Qendra bëri thirrje për rritjen e gatishmërisë për erërat e forta dhe rënien e temperaturës në ditët e ardhshme, si dhe për të rritur gatishmërinë për fatkeqësitë që mund të vijnë nga reshjet e mëdha dhe moti i rëndë. (Irma)