Eurostat: Inflacioni në Eurozonë arriti nivelin më të ulët në mars
2023-04-21 11:30:24

Foto nga VCG

I nxitur nga rënia e çmimeve të energjisë, inflacioni i Eurozonës ishte në nivelin më të ulët në mars, duke u përputhur me parashikimet paraprake, bëri të ditur Eurostat-i.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit regjistroi një rritje vjetore prej 6.9%, krahasuar me 8.5% në shkurt.

Një vit më parë, inflacioni u rrit 7.4%, duke regjistruar normën më të ulët që nga shkurti 2022, përcjell “ATSH”.

Në muajin mars, kontributin më të lartë në normën vjetore të inflacionit e kanë dhënë ushqimet, alkooli dhe duhani, të ndjekura nga çmimet e shërbimeve dhe produkteve industriale joenergjetike.

Në të njëjtën kohë, çmimet e produkteve industriale joenergjetike u rritën me 6,6%, krahasuar me 6.8% në shkurt.

Çmimi i energjisë ra me 0.9%, krahasuar me 13.7% muajin e kaluar.

Inflacioni bazë, që përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 5.7% në mars, krahasuar me 5.6% një muaj më parë.

Në mars, Banka Qendrore Europiane rriti normat e saj të interesit me 50 pikë bazë pasi inflacioni pritet të mbetet shumë i lartë për një kohë të gjatë. (Irma)