INSTAT: Numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u rrit me 27% në shkurt
2023-04-21 11:08:29

Foto nga RTSH

Numri i vizitorëve në strukturat akomoduese në të gjithë vendin shënoi rritje prej 27.2% në muajin shkurt, krahasuar me shkurtin 2022, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Sipas të dhënave, numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 5%, ndërsa numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 66.2%, shkruan “ATSH”.

Raporti i INSTAT-it, tregon se numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 6.2%, në krahasim me shkurtin 2022. Sipas të dhënave, numri i netqëndrimeve nga rezidentët ka rënë me 0.6%, ndërsa numri i netqëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 12.8%.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, numri i netqëndrimeve të vizitorëve jorezidentë në “akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 2.3 herë. (Irma)