Demografi hungarez: Arsimimi i kinezëve dhe cilësia e forcës punëtore, garanci e vazhdimit të rritjes ekonomike
2023-04-21 22:06:21

foto nga

foto nga CMG

Gjatë një interviste ditët e fundit për CMG-në, demografi i njohur dhe ish-drejtori i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Hungarisë, Katona Tamas, tha se tejkalimi i popullsisë së Kinës nga India nuk do të ndryshojë forcën ndikuese të ekonomisë kineze në botë dhe potencialin e rritjes së saj, sepse niveli i arsimimit të kinezëve dhe cilësia e forcës punëtore janë garancia më e rëndësishme e rritjes së vazhdueshme të ekonomisë kineze.

Duke folur për kalimin e Kinës nga India për sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë, Katona tha: “Megjithëse rritja e popullsisë së Kinës ka ndaluar, kjo nuk do të shkaktojë problem shoqëror. Më e rëndësishmja është se si të ngrihet cilësia e popullsisë kineze dhe si do të ndryshojë struktura moshore e popullsisë.”

Eksperti hungarez shtoi që, në vendet në zhvillim duke përfshirë Kinën, me përmirësimin e kushteve ekonomike dhe ngritjen e nivelit të shkollimit të të rinjve, lindshmëria do të ulet patjetër dhe ky është një ligj i përgjithshëm i zhvillimit të popullsisë në mbarë globin. (Wang Lei/ Artan)