Rreth 1 milion vizitorë në 3-mujorin e parë të vitit në Shqipëri
2023-04-21 11:12:35

Foto nga ATSH

Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj, ku edhe pse jemi larg sezonit turistik veror, shifrat e turistëve tregojnë një interes të gjerë të tyre gjatë gjithë vitit.

Vetëm në 3 muajt e parë të vitit kanë hyrë në Shqipëri 1 milion turistë të huaj, sipas të dhënave zyrtare, ose 59% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, përcjell “RTSH”.

Ndërsa vetëm në një ditë në portin e Sarandës mbërritën 2200 turistë të huaj, kryesisht amerikanë, përmes kroçerës “Norëegian Star Cruise”. (Irma)