Shitjet e makinave të pasagjerëve të nivelit të lartë në Kinë shënuan rritje në mars
2023-04-21 11:29:06


 

Foto nga VCG

Shitjet e automjeteve të pasagjerëve të nivelit të lartë të prodhuara në Kinë vazhduan të rriten me shpejtësi në mars, tregojnë të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Gjatë kësaj periudhe, në Kinë u shitën rreth 355.000 makina pasagjerësh të nivelit të lartë të prodhuara në vend, 16.8 për qind më shumë në baza muajore, citon “Xinhua” të dhënat e shoqatës.

Shifra u rrit me 31.3 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022, 23.1 pikë përqindje më e lartë se rritja e të gjitha automjeteve të pasagjerëve, bëri të ditur shoqata.

Sipas të dhënave, 943.000 automjete të pasagjerëve të prodhimit vendas u shitën në Kinë gjatë tremujorit të parë të vitit, 2.4 për qind më shumë në baza vjetore. (Irma)