Hainan-i regjistron miliarda shitje pa taksa doganore gjatë 12 vjetëve
2023-04-21 20:24:23

foto nga Xinhua

Qendra pa taksa doganore në qytetin Haikou të provincës Hainan/ foto nga Xinhua

Gjatë 12 vjetëve të fundit, provinca ishullore e Kinës Jugore Hainan ka regjistruar një vlerë të përgjithshme shitjesh pa taksa doganore prej 185 miliardë juanësh (rreth 26.8 miliardë dollarë amerikanë) që nga nisja e politikave përkatëse, tha të enjten Dogana e Haikou-t.

Deri të mërkurën, 34.28 milionë veta kanë blerë 185 miliardë juanë produkte pa taksa doganore në ishull. Që kur Hainan-i nisi të zbatojë politikën që i lejon turistët vendas të blejnë produkte në ishull pa u taksuar më 20 prill 2011, janë bërë raunde të ndryshme rregullimesh në politikën fillestare, duke e rritur kuotën vjetore të blerjes pa taksa të ishullit nga 5 000 në 100 000 juanë për njeri dhe duke i zgjeruar kategoritë kryesore të mallrave të pataksuara nga 18 në 45.

Kina publikoi një masterplan në qershor 2020 për ta shndërruar Hainan-in në një port të tregtisë së lirë me ndikim global dhe të nivelit të lartë deri në mes të shekullit. Gjatë viteve të fundit, kjo provincë ishullore është bërë një destinacion tërheqës blerjesh për konsumatorët vendas.

Falë viteve përpjekje për të përmirësuar sektorin e vet të turizmit dhe blerjeve, Hainan-i ka tani 12 dyqane pa taksa doganore. (Artan)