Zëdhënësja: Kina nxit investimet e kompanive ndërkombëtare
2023-04-21 21:11:19

foto nga VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë Shu Jueting/ foto nga VCG

Kina po nxit kompanitë ndërkombëtare të shtojnë investimet e tyre.

Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë Shu Jueting vuri në dukje që autoritetet kanë organizuar shumë ekspozita biznesi këtë vit, për të shtuar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj në tregun kinez:

"Sipas statistikave jo të plota, sivjet janë nënshkruar mbi 300 projekte me investime të huaja, në sektorë të tillë kyç si biomjekësia, prodhimi i përparuar, energjia kimike, sektori modern i shërbimit etj."

Shu shprehu gjithashtu shpresën që investitorët e huaj të gjejnë shumë mundësi biznesi në Kinë, ndërsa kontribuojnë për zhvillimin me cilësi të lartë të vendit. (Artan)