Komedia aksion “Ride On” vazhdon kryesimin e klasifikimit në Kinë
2023-04-21 11:00:39

Foto nga VCG

Komedia e aksionit kineze “Ride On” vazhdoi kryesimin e klasifikimeve edhe këtë javë, sipas të dhënave nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë.

Filmi, me aktorët e kung fu-së, Jackie Chan dhe Wu Jing, u bën homazh aktorëve për filmat aksion, të cilët shpesh punojnë në kushte të rrezikshme.

Filmi gjeneroi afro 4.99 milionë juanë (rreth 726.346 dollarë amerikanë) në ditën e 12-të të projektimit, duke i rritur të ardhurat totale të arkëtimeve në 166 milionë juanë, shkruan “Xinhua”.

Filmi u pasua nga adaptimi kinez i dramës klasike familjare japoneze “Hachiko”, e cila arriti të martën rreth 3.39 milionë juanë. (Irma)