NATO zhvillon stërvitjen më të madhe në botë të mbrojtjes kibernetike
2023-04-21 10:22:06

Foto nga VCG

NATO dhe disa shtete partnere morën pjesë në një stërvitje katërditore të mbrojtjes kibernetike në Estoni.

“Gjatë stërvitjes, ekipet nga 38 vende duhet të mbronin sistemet e vërteta kompjuterike nga sulmet në kohë reale dhe të praktikonin vendimmarrjen taktike dhe strategjike në situata kritike”, njoftoi Qendra e Përsosmërisë së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin, citon “DPA”, përcjell “ATSH”.

Organizata raportoi më shumë se 3000 pjesëmarrës.

Që nga viti 2008, Estonia ka qenë shtëpia e qendrës së NATO-s, e cila është një lloj instituti ushtarak jashtë strukturës komanduese të aleancës ushtarake perëndimore.

Ajo u themelua në vitin 2007 pas një sulmi të gjerë kibernetik kundër Estonisë. (Irma)