Sektori i ndërtimit të anijeve të Kinës vazhdon të kryesojë në tregun botëror
2023-04-21 11:14:22

Foto nga VCG

Industria e ndërtimit të anijeve të Kinës vazhdoi të kryesojë globalisht në tremujorin e parë të vitit, duke mbuluar pjesën më të madhe të tregut ndërkombëtar për sa i përket prodhimit, si dhe porosive të reja dhe mbajtjes, treguan të dhënat zyrtare.

Prodhimi i ndërtimit të anijeve gjatë kësaj periudhe përbënte 43.5 për qind të totalit botëror, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Porositë e reja, një tjetër tregues kryesor i industrisë së ndërtimit të anijeve, u rritën 53 për qind në baza vjetore, me një pjesë të tregut global prej 62.9 për qind. (Irma)