Kina forcon goditjen ndaj veprave penale që përfshijnë shkelje të pronësisë intelektuale
2023-04-21 10:15:16

Foto nga VCG

Autoritetet e sigurisë publike të Kinës u morën me 27.000 çështje penale që përfshinin shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR) dhe prodhimin ose shitjen e mallrave të rreme dhe me defekt në vitin 2022, treguan të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

Ministria e Sigurisë Publike ka nisur programe të shumta speciale për të goditur shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe aktivitetet e paligjshme që lidhen me produktet e falsifikuara që nga viti 2022.

Ministria publikoi edhe disa raste. Në janar, policia në Zhejiang, Liaoning dhe Shandong zhvilloi operacionin e përbashkët kundër kopjeve pirate të filmave të publikuar gjatë Festivalit të Pranverës, me 28 të dyshuar të ndaluar.

Në gusht 2022, policia në Pekin kapi 21 persona të cilët dyshoheshin se prodhonin dhe shisnin produkte të paautorizuara që lidhen me “Universal Beijing Resort” dhe sekuestroi 46.000 produkte të falsifikuara në vendngjarje.

Një zyrtar nga ministria tha se Policia në Kinë do të vazhdojë programe të tilla speciale këtë vit dhe do të forcojë përpjekjet në këtë drejtim, për të mbrojtur më mirë të drejtat dhe interesat e publikut dhe ndërmarrjeve. (Irma)