"New York Times": Më shumë amerikanë po tregojnë interes në ulje për fenë
2023-04-21 12:56:11

Foto nga VCG

Gazeta "New York Times" botoi të mërkurën një artikull, ku thuhet se më shumë amerikanë po humbasin interesin për fenë e besimin e tyre origjinal. Duke iu referuar një raporti studimor nga Universiteti i Çikagos,  në artikull vihet në dukje që, deri tani sivjet, vetëm 39 % e të pyeturve thanë se feja është shumë e rëndësishme për ta, teksa në vitin 1998 shifra ishte 62 %. Ndërkohë, përqindja e ateistëve amerikanë u rrit nga 2 % më 1998 në 31 % tani. Sipas artikullit, kontradiktat e thella në shoqërinë e tanishme amerikane kanë çuar në rënien e besimit fetar në ShBA, gjë që, nga ana tjetër, ka ndikim negativ në shoqërinë shumetnike të ShBA-së.