Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, rritje me 1.5% në janar-mars
2023-04-21 11:35:17

Foto nga ATSH

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gati 28% të vëllimit, shënuan një rritje të lehtë me rreth 1.5% gjatë 3-mujorit të parë të vitit.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave, të cilave u referohet “ATSH”, tregojnë se eksportet e këtij grupi arritën 34.2 miliardë lekë gjatë periudhës janar-mars 2023, kur në 3-mujorin e 2022-shit ishin 32.4 miliardë lekë.

Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38% në totalit të eksporteve dhe angazhon 45% të forcës punëtore.

Falë avantazheve të tilla si, pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit ka pasur rritje të eksporteve drejt tregjeve të reja. (Irma)