Astronautët kinezë bëjnë lidhje me video me të rinj nga 10 vende
2023-04-21 14:40:13

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të enjten, ekuipazhi i anijes kozmike kineze "Shenzhou-15", që tani po punon në stacionin hapësinor të Kinës, bëri një lidhje me video me të rinj nga 10 vende, duke i inkurajuar ata që të realizojnë ëndrrat me guxim.

 

Vendi kryesor i zhvillimit të aktivitetit ishte në Pekin, ndërsa 10 vende të tjera shtesë ishin në shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, si Iran, Indi dhe Kazakistan.

 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Astronauti i "Shenzhou-14", Cai Xuzhe, mori pjesë në aktivitetin në Pekin dhe tregoi historinë e eksplorimeve të Kinës në hapësirë.

 

Të rinjtë nga vendet e ndryshme bënë pyetje mbi tema si sfida më e madhe në drejtimin e një anijeje kozmike dhe reagimet e trupit të njeriut ndaj shpejtësisë së lëvizjes.

 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Taikonautët e "Shenzhou-15" dhanë përgjigje të hollësishme, duke treguar gjendjen e punës dhe jetës së tyre në stacionin hapësinor, çka nxiti kureshtjen e të rinjve për eksplorimet kozmike.