Kompanitë kineze të ndërtimit ndihmojnë në tejkalimin e hendekut arsimor në Irak
2023-04-21 11:31:50

Foto nga VCG

Disa kompani kineze janë angazhuar për të ndërtuar shkolla në Irak, si pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer hendekun arsimor në vend.

Ministria e Arsimit bëri të ditur se Iraku ka nevojë urgjente për gati 12.000 shkolla të reja për të akomoduar numrin në rritje të nxënësve në vend, ku rreth 3.2 milionë fëmijë aktualisht janë jashtë shkollës, shkruan “Xinhua”.

Në vitin 2021, disa kompani kineze nënshkruan kontrata me Irakun për të ndërtuar 1000 shkolla në Irak, si pjesë e një projekti ambicioz për të ndërtuar një total prej 8000 shkollash në të gjithë vendin.

Ky projekt synon të rrisë numrin e shkollave në qytetet, qytezat dhe fshatrat e Irakut për të reduktuar problemin e mbipopullimit në shkollat ekzistuese, të cilat tashmë janë mbingarkuar për shkak të numrit në rritje të nxënësve.

Gao Fei, zv.drejtor i Departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në “PowerChina”, theksoi se projekti i ndërtimit të shkollave është fryt i nismës “Një brez, një rrugë”, e propozuar nga Kina, e cila është e përkushtuar të sjellë rezultate të favorshme dhe përfitime si për Kinën ashtu edhe për vendet pjesëmarrëse.

“PowerChina” do të fillojë dorëzimin e 144 ndërtesave shkollore në provincën e Bagdadit, Hanan Raad al-Qaysi, duke filluar nga korriku i këtij viti, sipas Liu Zhenlin, menaxher i projektit shkollor të “PowerChina” në provincën e Bagdadit.

Projekti i ndërtimit të shkollës konsiderohet shumë i rëndësishëm për brezat e ardhshëm në Irak, tha Yousif Jamal, inxhinier irakian që punon për “PowerChina”. (Irma)