Banka qendrore: Kina nuk ka bazë për deflacion ose inflacion afatgjatë
2023-04-21 20:44:35

foto nga CFP

foto nga CFP

Banka qendrore e Kinës tha të enjten se s'ka bazë për deflacion apo inflacion afatgjatë në vend, falë balancimit të përgjithshëm midis ofertës e kërkesës, kushteve monetare të arsyeshme e të moderuara dhe qëndrueshmërisë së pritshmërive të banorëve.

Rritja e shpejtë e furnizimit monetar dhe e kredive bashkëjeton me rënien e çmimeve, e cila ndikohet nga vonesa në kohë, tha Zou Lan, një zyrtare e Bankës Popullore të Kinës në një konferencë shtypi.

Me përkrahjen e fortë të një sërë politikash për stabilizimin e ekonomisë, prodhimi i brendshëm ka vijuar rimëkëmbjen me hapa të shpejtë, por rimëkëmbja e kërkesës është relativisht e ngadalshme, sepse duhet kohë për nxitjen e gatishmërisë së banorëve për konsum, veçanërisht për konsumin e mallrave të paambalazhuara, tha Zou.

Kërkesa e konsumatorëve, sipas saj, pritet të rritet më tej me vazhdimin e zbatimit të përkrahjes financiare.

Treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) i Kinës, një tregues kryesor i inflacionit, u rrit 1.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe ritmi i rritjes ishte i moderuar, sipas të dhënave zyrtare. (Wang Lei/ Artan)