12 të arrestuar pas zjarrit në spitalin e Pekinit që mori dhjetëra jetë njerëzish
2023-04-20 11:09:49

Foto nga CFP

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar pas zjarrit në spitalin Changfeng të Pekinit, që la 29 të vdekur.

Zjarri ra pasditen e së martës dhe është shuar brenda një ore. Mes viktimave ishin 26 pacientë, një anëtar i familjes së një pacienti, një kujdestare spitalore dhe një infermiere.

39 të tjerë të lënduar nga zjarri po trajtohen në spitale të tjera, deklaroi Li Ang, zëvendësdrejtor i Komisionit Shëndetësor Komunal të Pekinit, citon “Xinhua”.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga shkëndija nga një projekt ndërtimi. (Elona)