Kina specifikon masat për të lehtësuar barrën e kredive studentore
2023-04-20 11:00:08

Foto nga VCG

Kina ka nxjerrë një qarkore për heqjen e interesit dhe lejimin e ripagimit të shtyrë të principalit të kredisë studentore të subvencionuar nga shteti, njoftoi Ministria e Financave.

Studentët e kolegjit të diplomuar në dhe para vitit 2023 janë të përjashtuar nga pagesa e interesit të kredive për këtë vit, sipas qarkores së publikuar bashkërisht nga ministria dhe tre organe të tjera qeveritare, bën të ditur “Xinhua”.

Këta studentë mund të aplikojnë edhe për shtyrjen e pagesës së sivjetshme të principalit të kredisë studentore për një vit, thuhet në qarkore, duke shtuar se nuk do të ketë gjoba apo interesa të përbëra.

Masat synojnë të lehtësojnë barrën e të diplomuarve nga familjet me vështirësi financiare dhe të përmirësojnë shërbimet e punësimit për studentët, theksohet në qarkore. (Elona)