Kinë - Autoritetet e emigracionit po godasin krimet në kufi
2023-04-20 13:10:55

Foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Emigracionit në Kinë njoftoi se autoritetet e emigracionit do të godasin dhe do të zbatojnë masa parandaluese për trajtimin e kontrabandës dhe krimeve të tjera të kontrollit kufitar.

Sipas statistikave, gjatë tre muajve të parë të vitit, autoritetet e emigracionit trajtuan rreth 7000 raste të lidhura dhe kapën mbi 10.000 të dyshuar, duke përfshirë 41 të akuzuar për përfshirje në kontrabandën e njerëzve që kishin ikur jashtë shtetit, bën të ditur “China Daily”.

Autoritetet zgjidhën gjithashtu 216 raste droge, duke sekuestruar 2.8 tonë lëndë të ndryshme narkotike. Ata konfiskuan gjithashtu 118 armë zjarri dhe sekuestruan mallra kontrabandë me një vlerë totale prej rreth 36 milionë juanësh (5.23 milionë dollarë).

Autoritetet e emigracionit inspektuan rreth 65 milionë njerëz që hyjnë ose dalin nga vendi, përfshirë 3.2 milionë të huaj, dhe kryen 4.12 milionë inspektime në varka, trena, automjete dhe fluturime gjatë periudhës.

Administrata do të vazhdojë të punojë me departamentet e policisë në të gjithë vendin për të zgjidhur krimet kufitare në kohën e duhur, duke shkatërruar kanalet e kontrabandës dhe bandat që bashkëpunojnë brenda dhe jashtë vendit.(Elona)