Kina kundërshton përdorimin jopaqësor të dronave civilë
2023-04-20 11:59:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria kineze e Tregtisë reagoi të mërkurën ndaj njoftimeve mediatike se dronat kinezë po eksportohen për të marrë pjesë në fushëbetejë në Ukrainë, duke theksuar që Kina kundërshton me vendosmëri përdorimin jopaqësor të dronave civilë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një zëdhënës i kësaj ministrie u shpreh që Kina ka kontroll të rreptë mbi eksportin e dronave dhe do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për forcimin e këtij kontrolli.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qysh prej fillimit të krizës së Ukrainës, disa kompani civile kineze dronash kanë pezulluar veprimtarinë e tyre në zonën e konfliktit, theksoi zëdhënësi, duke shtuar që Kina kundërshton përbaltjen e kompanive kineze.