Prokurim i centralizuar i insulinës, përfitojnë mbi 10 milionë pacientë me diabet
2023-04-20 14:31:16

Foto nga VCG

Programi i Kinës për blerjen e barnave me shumicë për produktet e insulinës ka rezultuar në një ulje mesatare të çmimeve prej 48 për qind, duke përfituar mbi 10 milionë të sëmurë me diabet, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë Shëndetësore, citon “Xinhua”.  

Skema u prezantua majin e kaluar, duke shënuar herën e parë që biofarmaceutikët u përfshinë në programin kombëtar të centralizuar të prokurimit të barnave.  

Prokurimi mbuloi 42 produkte insuline të gjeneratës së dytë dhe të tretë që përdoren zakonisht në trajtimet klinike.  

Në Kinë, numri i pacientëve me diabet nga mosha 20 deri në 79 vjeç ishte 140 milionë në vitin 2021. Shifra pritet të arrijë në 164 milionë deri në vitin 2030, sipas statistikave nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit. (Elona)