Xi Jinping-u vlerëson rolin e Universitetit të Yunnan-it në nxitjen e unitetit e të përparimit të pakicave kombëtare
2023-04-20 20:53:38

foto

Universiteti i Yunnan-it/ foto nga CGTN

Presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi të enjten kontributin e Universitetit të Yunnan-it në nxitjen e unitetit e të përparimit të pakicave kombëtare, gjatë urimit të vet për 100-vjetorin e këtij universiteti.

Në një letër drejtuar pedagogëve, studentëve dhe të diplomuarve të Universitetit të Yunnan-it, Xi vlerësoi lart kontributin e këtij institucioni të arsimit të lartë në kultivimin e një numri të madh talentesh dhe në nxitjen e rritjes së ekonomisë rajonale e të zhvillimit shoqëror gjatë shekullit të kaluar.

Ai shprehu shpresën se Universiteti i Yunnan-it do të përmirësojë rezultatet e tij arsimore në të gjitha fushat, do të ndihmojë në forcimin e ndjenjës së bashkësisë të kombit kinez dhe do të japë kontribut të ri e më të madh në ndërtimin e një vendi të fuqishëm në arsim.

Universiteti i Yunnan-it, që u krijua në vitin 1923, është një nga universitetet e para komplekse në zonat kufitare të Kinës Perëndimore. Me mbi 300 mijë të diplomuar në fusha të ndryshme, ky universitet ka luajtur rol aktiv në nxitjen e unitetit e të përparimit të pakicave kombëtare dhe në lulëzimin e qëndrueshmërinë e zonave kufitare kineze. (Wang Lei/ Artan)

foto nga CFP

Universiteti i Yunnan-it/ foto nga CFP