Kina do të forcojë goditjen ndaj krimeve kibernetike
2023-04-20 11:17:56

Foto nga VCG

Organet e prokurorisë së Kinës janë vendosur të ndërmarrin veprime të rrepta kundër krimeve kibernetike, sipas një udhëzimi të publikuar së fundmi nga Prokuroria e Lartë e Popullit.

Autoritetet përkatëse do të forcojnë goditjen ndaj mashtrimit të telekomit, pornografisë në internet, lojërave të fatit në internet dhe trafikimit në internet të armëve të paligjshme, eksplozivëve dhe drogës, thuhet në udhëzimin e cituar nga “Xinhua”.

Goditja do të synojë gjithashtu organizatat kriminale që përdorin internetin për të kryer mashtrime, për të mbledhur kredi me fajde ose për të bërë pretendime dëmshpërblimi.

Sipas udhëzimit, ata që detyrojnë, nxisin ose joshin të miturit për të kryer mashtrime në internet do të ndëshkohen rëndë.

Udhëzuesi u ka bërë thirrje gjithashtu prokurorëve që të punojnë me organet legjislative dhe administrative për legjislacionin për të trajtuar krimin kibernetik. (Elona)