Zyrtari i lartë i PKK-së diskuton marrëdhëniet Kinë-ShBA në takimin me ambasadorin amerikan
2023-04-20 20:28:22

foto nga CFP

Liu Jianchao, kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, takohet me ambasadorin amerikan në Kinë Nicholas Burns në Pekin, Kinë, 20 prill 2023. / IDCPC

Një zyrtar i lartë kinez u takua të enjten në Pekin me ambasadorin e ShBA-së në Kinë, duke shkëmbyer pikëpamje mbi marrëdhëniet dypalëshe.

Takimi ndërmjet kreut të Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Liu Jianchao dhe ambasadorit të ShBA-së në Kinë Nicholas Burns u bë me kërkesën e këtij të fundit, thuhet në një deklaratë nga ky departament, duke shtuar se të dy palët shkëmbyen pikëpamje edhe mbi çështjet ndërkombëtare e rajonale. (Artan)