Foto nga VCG
Kina dhe Gaboni publikuan një deklaratë të përbashkët të mërkurën, gjatë vizitës shtetërore të presidentit të Republikës Gaboneze Ali Bongo Ondimba në Kinë nga 18 deri më 21 prill.
Të dy vendet kanë vendosur ta ngrenë partneritetin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes tyre në një "partneritet të gjithanshëm strategjik të bashkëpunimit," sipas deklaratës.
Në një botë që kalon ndryshime të thella, Kina dhe Gaboni e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çuarjen përpara të interesave të tyre të përbashkët dhe në ruajtjen e barazisë dhe drejtësisë ndërkombëtare, theksohet në deklaratë.
Të dy palët ranë dakord që është e nevojshme të respektohet e drejta e çdo vendi për të ndjekur dhe eksploruar një rrugë të demokracisë dhe zhvillimit të të drejtave të njeriut të përshtatshme për realitetin e vet kombëtar dhe të kundërshtohet vendosmërisht ndërhyrja e ndonjë vendi në punët e brendshme të shteteve sovrane.
Po sipas deklaratës, të dy palët do të thellojnë bashkëpunimin me cilësi të lartë mbi "Një brez, një rrugë" për zhvillimin e përbashkët.
Të dy palët ishin të një mendjeje se vizita e presidentit Ali Bongo në Kinë është e suksesshme dhe e rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Gabon dhe ndërtimin e një bashkësie Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët në epokën e re.
President Ali Bongo e ftoi presidentin Xi të vizitojë Gabonin më 2024, kur të dy vendet do të festojnë 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes tyre.