Kina, plan për promovimin e mjekësisë tradicionale
2023-04-20 12:59:49

Foto nga VCG

Kina zbuloi të mërkurën një plan që synon të promovojë kulturën e mjekësisë tradicionale kineze (TCM) në publik.

Plani, i publikuar së bashku nga tetë organe qeveritare, përshkruan 12 detyra në promovimin e kulturës së mjekësisë tradicionale kineze, duke përfshirë krijimin e një muzeu kombëtar digjital, bën të ditur “Xinhua”.

Ai gjithashtu bën thirrje për nisjen e formave të ndryshme të aktiviteteve për të nxitur kulturën e mjekësisë tradicionale kineze midis studentëve dhe për të promovuar produkte të larmishme për të lehtësuar shkëmbimet me vendet e tjera. Sipas planit, do të krijohen gjithsej 50 vende të nivelit kombëtar për të përjetuar kulturën e mjekësisë tradicionale kineze. (Elona)